Itali, arrestohet pas 7 vjetesh i super kerkuari

12/06/2009 17:50

Ne Itali, karabinieret e Repartit Operativ Special kane arrestuar sot ne zonen e Xhoia Tauros, ne rajonin e Kalabrise, nje nder personat me te kerkuar te vendit fqinj.

Sipas njoftimeve te mediave italiane, ne pranga ka perfunduar bosi mafioz Antonio Pelle, 77 vjec, shef historik i klanit kriminal ne qytezen e San Lukes.

Sipas burimeve, 77 vjecari ishte shpallur ne kerkim qe prej vitit 2000 dhe u arrestua teksa ndodhej i shtruar ne nje spital ne rajonin jugor te vendit fqinj.

Burimet saktesojne me tej se Pelle kishte hyre ne listen e 30 personave me te rrezikshem te Italise.

Top Channel