Inter parakalon United, 40 milione per Benzema

12/06/2009 20:15

Karim Benzema shihet si pasardhesi me i mire i suedezit Zlatan Ibrahimovic dhe per kete Interi ka nisur nje ofensive.

Skuadra zikalter e Massimo Moratti-t parakalon Manchester United pasi ofron plot 40 milione euro per lojtarin francez. Lajmin e ben te ditur gazeta “Le Progres”, sipas se ciles, klubi italian kerkon nje lojtar te afte per zonen e rreptesise dhe Benzema ka karakteristikat ideale.

Dyshja Moratti-Mourinho beson verberisht ne aftesite e 21 vjecarit dhe nese marreveshja me Lyon arrihet, atehere Ibra do ta kete rrugen e hapur per tek Barcelona. Nga ana tjeter, presidenti i Lyon, Jean-Michel Aulas nuk eshte me aq i palekundur ne qendrimin e tij, pasi u shpreh se asnje lojtar nuk e ka qendrimin te sigurt.

Tashme ne kete gare pritet kunderpergjigja e Manchester United, pasi parate per “Red Devils” nuk mungojne tashme qe ne arke ka 93 milione euro me shume.

Top Channel