Halili, “bosi” i Tiranes edhe per nje sezon

12/06/2009 08:50

“Bosi” i Tiranes edhe per nje sezon do te jete Refik Halili. Ky ka qene verdikti i mbledhjes se djeshme te donatoreve dhe klubit bardheblu, ku nuk munguan debatet dhe tensionit.

 Donatoret Papuli, Ngjela, Nuri, te cilet me mungesat e tyre, bene te deshtonin dy mbledhjet e para, kane injoruar edhe mbledhjen e trete (te djeshmen), ku u paraqit vetem Halili.

Ky ishte edhe fatit i fundit ndaj pjesemarresit, shefi i klubit Rauf Dimraj, donatori Halili, drejtori teknik, Alban Tafaj dhe anetari i kryesise, Riza Icka, vendosen qe drejtimi i klubit edhe per sezonin 2009-2010 t’i besohet serish Halilit me te njejten formule si ajo e sezonit te sapombyllur. Ne 2008-20098 klubi u drejtua nga Halili, i cili mbuloi i vetem 80% te parave dhe vetem 20& ishin kontributi i donatores Shefikat Ngjela.

Ndersa per te plotesuar shumen e 1 miliarde lekeve te tjetra te nevojshme per menaxhimin cilesor te skuadres ne nje sezon te tere, Bashkia e Tiranes jep 200 milione leke te vjetra.

Qe nga dita e sotme, kryedonatori Halili do te nise procedurat e zyrtarizmit te ketij vendimi, kur do te paraqitet ne klub per te derguar shkresat me anekskontratat e lojtareve, te cilat duhet te firmosen dhe nga klubi. “Falenderoj zotin Halili per vullnetin qe po tregon dhe per kontributin e tij ndaj klubit. I kerkova te me sjelle shkresat per nisjen e berjes se kontratave te reja, per te nisur keshtu punen. Me vjen keq qe pjesa tjeter e donatoreve nuk ishin te pranishem dhe eshte fatkeqesi qe ne vend qe te masivizojme sponsorizimin, ne nuk bejme dot bashke sponsoret qe kemi”, tha Dimraj ne fund te mbledhjes.

“Do ishte mire te ishim te gjithe bashke, deri ne momentin kur klubi te shnderrohej ne sh.a. nenvizoi Halili. Gjithsesi, koleget e mi nuk erdhen dhe kjo nuk eshte hera e pare. Nese ata vendosin e vijne, atehere dera eshte e hapur, jam dakord, por ka kushte, qe rrjedhin nga marreveshjet dhe qe duhen zbatuar. Ka nje kufi ne lidhje me veprimet e tyre, pasi ashtu siç i zbatoj une rregullat, duhet t’i zbatojne edhe ata. Si mund te jesh donator i Tiranes kur nuk derdh asnje lek ne arken e klubit. Duhet te paguash qe te quhesh sponsor. Gjithsesi, ju garantoj se do te bej nje skuader surprize”, premtoi ne fund Halili.

 
 
 

Top Channel