
Flamengo duket se eshte lodhur nga sjelljet joprofesionale te Adrianos, i cili per kete arsye u largua nga Interi pak muaj me pare.
Tekniku i skuadres braziliane, Cuca ka leshuar nje deklarate te ashper ndaj sulmuesit qe tashme eshte mesuar me vonesat ose mungesat ne stervitje. “Nuk do toleroj me sjellje te ketij lloji. Kush vonohet ose nuk vjen ne stervitje me mua nuk luan me”, shprehet tekniku ne nje deklarate.
Javen e shkuar lojtari u fotografua ndersa po merrte rreze dielli ne plazh gjate orarit te stervitjes dhe ky nuk eshte nje shembull i mire per te gjithe shoket e skuadres.
“Ndryshe nga Ronaldo apo Romario qe zoteronin teknike, Adriano eshte nje lojtar force. Ai duhet te jete ne gjendje te mire fizike per te dhene maksimumin. Ka nevoje te punoje dhe te stervitet me shume se kushdo tjeter. Si mund te luash mire me nje thes sheqeri 5 kg me shume?”, shton Cuca.
Top Channel