Dinamo, kontrate 2-vjecare me Kulin

12/06/2009 15:10

Mesfushori shqiptar Bekim Kuli ka lene ekipin e Beses duke nenshkruar per Dinamon.

27 vjecari hodhi firmen ne kontraten e kryeqytetasve ku do luaje per dy sezone por ekziston edhe nje opsion per zgjatjen e metejshme te bashkepunimit nese palet bien dakort. Kjo nuk eshte hera e pare qe Kuli vesh fanelen e Dinamos pasi ai eshte aktivizuar me kete klub edhe ne sezonin 2007-2008 kur “nendetesja” fitoi titullin kampion.

Ish kapiteni i Beses ka luajtur me pare edhe me Partizanin, Teuten e Lushnjen. Kjo eshte blerja e pare e madhe per Dinamon qe pas perfundimit te sezonit qe sapo lame pas. 

Top Channel