Bogdani mban ne ankth Kievon

12/06/2009 09:05

Erjon Bogdani mban ne ankth Kievon. Sipas gazetes veroneze, “L’Arena”, e ardhmja e sulmuesit shqiptar eshte e pasigurt.

Kjo per faktin se 32-vjeçari ka mjaft oferta nga klube qe luajne jashte Italise. Paraqitja e mire e sulmuesit ne gjysmen e dyte te kampionatit, ku ishte nje prej protagonisteve te mbijeteses se Kievos ne Serine A, por edhe fakti se ai vazhdon te luaje ne nivele te larta me Kombetaren shqiptare, kane bere qe interesimi per “Er-Bomber” te mos mungoje.

Nese lojtari vendos te largohet, atehere trajneri Di Karlo duhet te gjeje nje sulmues me peshe, per ta aktivizuar ne formacionin titullar.

Ne anen tjeter, Bogdani ka lene gjithçka te hapur, por ka saktesuar kushtet e tij: Oferta financiare duhet te jete mjaft e mire, pasi kjo mund te jete kontrata e fundit si profesionist dhe qe klubi i ri te militoje ne nje lige prestigjioze.

“Nese nuk eshte ndonje skuader nga kampionatet elitare, atehere nuk leviz nga Kievo, sepse aktualisht luaj ne Serine A”, ishte shpjegimi i Bogdanit gjate grumbullimit me Kombetaren.

Top Channel