Hamburgu nuk heq dore nga Lorik Cana

11/06/2009 08:50

Lorik Cana kerkohet nga Liverpuli, Arsenali, Evertoni, Totenhemi e Bajerni. Por kjo nuk e tremb Hamburgun, e cila nuk ka hequr dore nga interesimi per mesfushorin shqiptar te Olimpikut te Marsejes.

Ky klub ka shfaqur deshiren per ta marre ate qe ne merkaton e janarit 2009, por tashme me ardhjen e trajnerit te ri Bruno Labadia, emri i Canes eshte ne krye te listes se blerjeve.

Lajmi eshte bere i njohur nga prestigjiozja gjermane “Bild, sipas se ciles drejtori sportiv i Hamburgut, Dietmar Beiersdorfer, dhe ndihmesi i Labadias, Edi Zecer, e kane vezhguar shqiptarin direkt ne “Qemal Stafa” gjate humbjes 1-2 ndaj Portugalise me 6 qershor, ku ai ishte i aktivizuar si qender mbrojtes.

Per gjermanet Cana do te ishte shume i vlefshem si mesfushor shkaterrues, por per prishjen e kontrates se tij deri ne 2012-en do te duheshin 10 milione euro. Nderkohe Cana po perjeton nje moment te veshtire, pasi babai-menaxher i tij, Agim Cana, rrezikon 18 muaj burg per praktike te paligjshme ne transferimin e te birit nga PSG te Marseja ne 2005-en.  

Top Channel