
Lideri i Libise gjate vizites se tij ne Itali, pikerisht ne Rome ka leshuar edhe provokimin e rradhes duke krahasuar sulmet terroriste te Al Qaeda me sulmet amerikane te vitit 1986.
“Cfare ndryshimi ka mes veprimeve terroriste te Bin Laden dhe sulmeve amerikane te vitit 1986, kur bombarduan shtepite tona? Nese Bin Laden nuk ka nje shtet dhe eshte shpallur i jashteligjshem atehere SHBA eshte nje shtet me ligje nderkombetare, dhe fale nderhyrjes se tyre dhe rrezimin e Sadam Husein, Iraku eshte kthyer tashme ne nje fushe te hapur per terrorizmin dhe vecanerisht per Al Qaede-n” –u shpreh Muammar Ghaddafi.
Lideri i Tripolit ndodhet ne Itali per nje vizite zyrtare, e cila eshte shoqeruar me shume polemika nga ana e opozites italiane kunder deklaratave dhe provokimeve te liderit te Libise.
Top Channel