Skela vlereson aftesite e trajnerit Kuzhe

10/06/2009 15:40

Ne teresi ishte nje ndeshje pozitive ajo e Shqiperise me Portugaline, keshtu u vleresua dhe nga vete trajneri i ri i kuqezinjve, Josip Kuzhe.

Kroati tha fjalet me te mira per lojtaret qe ai ka prej me shume se 10 ditesh qe stervit, te njejtat fjale ka dhe kapiteni i skuadres sone ne ndeshjen me Portugaline, Ervin Skela, i cili ka punuar me kete trajner perpara 10 vitesh ne kategorine e dyte gjermane ne Kemintz.

“Eshte e vertete qe me Kuzhe kam punuar ne vitet 97-98 kur kam qene tek Kemintz. Eshte nje trajner me ide te qarta. Kuzhe ben shume per anen taktike, e vendos ekipin shume mire ne fushe dhe di te kape pikat e dobeta te kundershtarit”, shprehet Skela.

Per ndeshjen miqesore me Gjeorgjine qe zhvillohet pasditen e se merkures, Skela eshte lene pushim nga trajneri pasi kampionati gjerman per te dhe skuadren e Kotbuzit ku ai luante, ishte i gjate dhe me nje fund te hidhur.

Me renien e kesaj skuadre nga kategoria, ka perfunduar edhe kontrata qe vlonjati kishte me ta. “Jam ne bisedime e siper me disa klube por nuk mund te them asgje konkrete sepse nuk kam asgje te qarte. Shpresoj qe te rri ne Bundeslige sepse aty kam shume vjet dhe njerezit me njohin”, perfundon mesfushori.

 

Top Channel