Rusi: Koreja e Veriut, rakete balistike

10/06/2009 09:00

Ushtria ruse njofton se Koreja e Veriut po pergatit leshimin e nje rakete balistike. Lajmin e beri te ditur agjencia ruse e lajmeve, Interfax, pa dhene informacione te tjera per daten e sakte te leshimit te raketes.

Rusia do te mbikeqyre leshimin e kesaj rakete, shtoi zyrtari, pa dhene hollesi nese behej fjale per nje rakete me rreze te shkurter apo te gjate veprimi.

Koreja e Veriut zhvilloi me 25 maj nje prove te dyte berthamore dhe qe prej atehere ka leshuar nje sere raketash me rreze te shkurter veprimi.

Top Channel