Kuqezinjte U-21 mundin minimalisht Gjeorgjine

10/06/2009 18:55

Kombetarja Under 21 ka fituar minimalisht ndaj Gjeorgjise ne ndeshjen miqesore te zhvilluar sot ne oren 16:10 ne stadiumin “Niko Dovana” te Durresit.

Goli per kuqezinjte erdhi ne minuten e 80-te nga sulmuesi i Partizanit, Karabeci. Vapa e madhe ndikoi ne nivelin e dobet te lojes per te dyja skuadrat, ndersa ne minuten e 45-te sulmuesi shqiptar Malindi nuk mundi te shenonte perballe miqve pas nje rasti ideal.

Nga ana tjeter, gjeorgjianet rrezikuan vetem pak minuta pas golit, duke goditur shtyllen e portierit Mocka. Kjo ishte fitorja e trete e shpresave kuqezi perballe Gjeorgjise ne pese ndeshje te zhvilluara.

Top Channel