Itali-Libi, Gheddafi: Tani jemi miq

10/06/2009 17:00

Vizita e kolonelit Muammar Gheddafi ne Rome duket se ka zgjidhur te gjitha mosmarreveshjet mes Italise dhe Libise.

“Italia e sotme nuk eshte me Italia e djeshme. Me Italine e sotme kemi paqe, bashkepunim dhe miqesi”, ka deklaruar Gheddafi pas takimit me kryeministrin italian Silvio Berlusconi.

Ky i fundit nga ana e tij eshte shprehur se, “eshte mbyllur nje faqe e gjate dhe e dhimbshme me Libine”.

Ndersa per presidentin Napolitano, kjo vizite mund te kontribuoje ne krijimin e nje faze te re marredheniesh mes dy vendeve.

Por pavaresisht zgjidhjes se mosmarreveshjeve, vizita e kolonelit ne Rome ka shkaktuar debate mes partive politike, disa nga te cilat nuk mirepriten faktin qe Gheddafi do te mbaje nje fjalim ne Senat.

Top Channel