TIA: Te publikohen shpenzimet e fushates
09/06/2009 11:00
“Transparency International Albania” kerkon qe partite te publikojne shpenzimet e cdo aktiviteti elektoral ne fushaten per zgjedhjet e 28 qershorit.
Sipas TIA, pas mitingjeve te medha e festave qe zhvillohen ne kete rast po fshihen financimet private.
Nderkohe vleresohet se sistemi i ri zgjedhor ka dobesuar demokracine e brendshme te partive.
TIA kerkon perjashtimin nga lista te kandidateve per deputete, te cilet kane papajtueshmeri funksioni.
Top Channel