Rritet cmimi i karburanteve

09/06/2009 09:15

Çmimet e mallrave te importuara shenuan rritje te konsiderueshme gjate muajit maj, kryesisht si pasoje e shtrenjtimit te lekut dhe e rritjes se taksave mbi karburantet.

“Indeksi i grupit ‘Transport’ shenoi nje rritje prej 0.4 perqindesh. Gjate muajit maj çmimi i naftes shenoi nje rritje prej 0.6 perqindesh dhe çmimi i benzines 2.5 per qind”, – njoftoi INSTAT.

Kostoja e transportit eshte rritur per kater muaj rresht. Çmimi i naftes ne treg eshte rritur brenda pak muajve nga 100 leke per liter ne 120 leke. Shkaku kryesor ishte rritja e akcizes se naftes nga qeveria ne muajin shkurt me 10 leke per liter.

Top Channel