Raul Meireles konfirmon veshtiresite e perballjes me kuqezinjte

09/06/2009 08:40

Portugezet ende nuk u besojne syve, qe e kane mundur Shqiperine. Deri ne minuten e 93, yjet luzitane nuk kishin mundur te shkonin me tej se nje barazim 1-1 dhe ne ato momente i kishin humbur edhe shpresat.

Por goli i Bruno Alveshit ne minuten e trete shtese ka rezultuar vendimtar per fitoren 1-2. Ky gol do t’i kthente serish ne rrugen drejt kualifikimit per ne Boterorin 2010.

Tani njeriu qe dha asistin, Raul Meireles, pohon se ishte nje ndeshje shume e veshtire, por tashme ai beson te kualifikimi i Portugalise.

“Nese nuk do ta shenonim ate gol, ne e dinim se gjithçka do te ishte me e komplikuar dhe se ishim pothuajse jashte Boterorit. Ky ishte nje gol shume i rendesishem dhe mendoj se tani skuadra do te luaje edhe me mire per te arritur objektivat. Ky gol na hapi deren per ne Boteror”, u shpreh Raul Meireles, autori i asistit ne golin e Bruno Alvesh, ne ate kundersulm te shpejte te portugezeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA