Personat pa pasaporte kane edhe nje jave kohe per te aplikuar per karten e identitetit. Lajmi eshte bere publik nga numri dy i Ministrise se Brendshme, Ferdinand Poni, i cili ka bere nje bilanc me shifra konkrete se sa eshte numri i aplikuesve, sa eshte numri i personave qe kane terhequr karten dhe ai i leternjoftimeve te prodhuara.
Rritet numri i terheqjes se kartave te identitetit dhe bie numri i aplikimeve ne zyrat e gjendjes civile per leternjoftimet elektronike. Zv/ministri i Brendshem, Ferdinand Poni, ka bere me dije se po vjen ne rritje interesi per terheqjen e kartave te identitetit, por shifrat e Ministrise se Brendshme tregojne se ditet e fundit eshte vene re nje renie e numrit te aplikimeve.
Zv/ministri Poni thote se kane aplikuar deri diten e djeshme 1274244 shtetas, ndersa jane terhequr mbi 800 mije karta te prodhuara.
“Kane aplikuar per leternjoftim elektronik 1274244 shtetas dhe jane prodhuar 1242408 leternjoftime. Jane shperndare leternjoftime te prodhuara 1117128 cope. Domethene thuajse te gjitha leternjoftimet e prodhuara jane shperndare dhe kjo eshte normale, nderkohe qe ritmet jane me te larta ne procesin e terheqjes”, beri te ditur Poni, zv/minister i Brendshem.
Ai thote se mbetet ende dhe 1 jave kohe qe shtetasit pa pasaporte t’u drejtohen qendrave te aplikimit per karten e identitetit. Karta e identitetit eshte dokumenti me i sigurt i identifikimit, i vlefshem ne te gjitha institucionet shteterore, ku eshte i domosdoshem identifikimi i shtetasve. Kompania “Aleat” prodhon 600 karta identiteti ne ore dhe 22 mije ne dite.
Megjithese numri i kerkesave per dokument identifikimi ne zgjedhje eshte akoma me i madh, qe neser, sipas ministrit Nishani, do te lejohen te aplikojne dhe pajisen rreptesisht vetem shtetasit pa pasaporte.
Ministria e Brendshme ben me dije se ekzistojne te gjitha kapacitet prodhuese qe personat qe aplikojne deri ne mes te qershorit te kene ne dore me 28 qershor dokumentin me te cilin do te votojne.
“Do te lejohet te aplikojne prane zyrave te aplikimit ne te gjithe vendin vetem ata qytetare te cilet nuk e kane nje pasaporte. Çdo qytetar i ketij vendi, qe mund te paraqitet per te aplikuar deri ne daten 15 qershor, do te kete ne dore leternjoftimin elektronik per te pasur te gjitha mundesite per te ushtruar te drejten e votes diten e zgjedhjeve”, thote Poni.
Top Channel