Lista e re e barnave u fol te kishte ilaçe te reja, te mira, eficente dhe mbi te gjitha qe permblidhte brenda rimbursimit kategorine e moshes se trete.
Ne fakt, sindikata e pensionisteve edhe pas 4 vjetesh ka perseri objeksione per sa i takon listes se barnave me rimbursim. Jo vetem qe nuk jane te kenaqur nga kjo liste, por kerkojne te rikthehen ne te kaluaren ne vitin 2005, atehere kur ishin me shume se te kenaqur si nga lista e barnave, ashtu edhe nga cilesia e tyre.
“Lista e re e barnave nuk na eshte dhene ne variant te printuar, madje akoma se kemi pare as ne farmaci, por cilesia e barnave le per te deshiruar. Dua te them qe kjo liste duket se ka me shume barna, sikur zgjeron gamen e tyre, por ne fakt ato jane ilaçe te blera ne Lindje, jocilesore qe nuk na trajtojne problemet tona”, tha Isa Gorica, kreu i sindikates se pensionisteve.
Sipas tij, keto ilaçe nuk kane efekte mbi semundjet e pensionisteve dhe ne te tilla kushte, ata detyrohen te blejne jashte liste, me çmime me te larta, per te trajtuar problemet e tyre shendetesore.
Top Channel