Per t’i shpetuar akuzave per perfshirje ne abuzimin e te drejtave te njeriut, kompania e naftes Shell pagoi 15.5 milione dollare duke i dhene fund nje ceshtje gjyqesore.
Kompania akuzohej se kishte bashkepunim ne vdekjen e aktivistit Nigerian per mbrojtjen e mjedisit, Ken Saro-Wiwa ne vitin 1995.
Vete kompania deklaroi se pagesa behet ne kuader te nje procesi ripajtimi.
Shuma qe pagoi Shell do t’i jepet trashegimtareve, djalit te Ken Saro-Wiwa-s, banoreve te Ogonit dhe avokateve.
Mr Saro-Wiwa dhe koleget e tij ishin anetare te grupit etnik Ogoni nga delta e lumit Niger, ku kompania Shell eshte kompania me e madhe prodhuese e naftes. Ata kane bere fushate per te drejtat e banoreve lokale te Ogonit dhe protestuan per ndotjen qe shkakton industria e naftes.
Top Channel