
Pas asaj sfide te veshtire dhe shume te lodhshme kunder Portugalise se Kristiano Ronaldos & Co., Kombetarja shqiptare ka rinisur stervitjen, ku synimi kryesor do te jete pergatitja sa me e mire e ndeshjes miqesore te dites se neserme kunder Gjeorgjise.
Kunder Portugalise, objektivi ishte paraqitja dinjitoze dhe krijimi i nje ideje per ekipin e se ardhmes, ndersa ndaj gjeorgjianeve, edhe pse do te provohen disa prej futbollisteve te rinj, ajo qe vlen eshte vetem fitorja.
Kete e di mire Kuzhe. eshte konfirmuar se trajnerit kroat do t’i mungoje sherbimi i veteraneve Skela, Bogdanit, Duro dhe Hidi. Ne fakt, jane edhe disa titullare (Cana, Curri, Salihi, Bulku) qe mund te mbeten jashte planeve te Kuzhes per ndeshjen e radhes, por me pare do te bisedohet me ta. Bogdani, Skela, Hidi dhe Duro jane larguar me mirekuptim nga grumbullimi, me synimin per t’u lene me shume hapesire futbollisteve te rinj.
Me pjesen e mbetur, trajneri Kuzhe ka zhvilluar dje nje seance stervitore ne “Niko Dovana” te Durresit. Sot, rreth ores 11:00, pritet te mberrije Kombetarja e Gjeorgjise. Nderkaq, edhe ata do te zhvillojne nje stervitje te fundit ne “Qemal Stafa”, ku do te luhet neser ne oren 19:00 edhe ndeshja.
Top Channel