Koreja e Veriut, Clinton: Lironi gazetaret
09/06/2009 04:55
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton i ka kerkuar Korese se Veriut lirimin e menjehershem “per arsye humanitare” te dy gazetareve amerikane te denuara me 12 vite pune te detyruar.
“Jemi shume te shqetesuar per gjatesine e denimit dhe arsyen pse procesi u zhvillua ne menyre sekrete”, eshte shprehur Clinton.
Ajo theksoi se SHBA-te jane duke vepruar “ne te gjitha menyrat e mundshme dhe te gjitha kanalet e mundshme per te arritur lirimin e tyre”.
Top Channel