Marreveshja mes Rikado Kaka dhe Real Madrid i ka kushtuar ketij te fundit shumen prej 68 milion eurosh te derdhura ne arken e Milan dhe pagen prej 10 milion eurosh ne sezon per brazilianin.
Ish-milanisti ka nenshkruar me skuadren merengue nje kontrate gjashte vjecare dhe do te perfitoje nje page prej 10 milione eurosh ne sezon.
“Une kisha deshire te qendroja kuqezi, por shoqeria sportive e milanelos eshte perfshire nga kriza ekonomike dhe me thane qe gjeja me e mire per te dyja palet eshte largimi im ”- shprehet Kaka.
Me arritjen e marreveshjes mes Real Madrid dhe Ricardo Kaka presidenti i sapozgjedhur i klubit spanjoll Florentino Perez ka permbushur nje nder pikat e planit te tij per rindertimin e “Los Galatikos”.
Top Channel