Inflacioni rifillon rritjen pavaresisht krizes

09/06/2009 08:10

Krizat zakonisht shoqerohen me çmime te uleta dhe me norma interesi te uleta, por per shkak te zhvleresimit te lekut dhe per shkak te rritjes se taksave mbi naften, kjo gje nuk po ndodh ne Shqiperi.

Instituti i Statistikave njoftoi dje se Indeksi i Çmimeve te Konsumit shenoi rritjen e dyte radhazi ne maj dhe arriti ne 2.1 per qind ne baze vjetore. Duke marre parasysh se ne prill 2008, Shqiperia dhe bota perjetuan krizen e çmimeve te larta te lendeve te para, me inflacion prej 4.2 perqindesh, rritja e metejshme prej 2.1 perqindesh kete vit, tregon nje situate aspak te pelqyeshme per konsumatoret.

Çmimet e prodhimeve te stines si zarzavatet shenuan nje renie prej 12 perqindesh ne krahasim me marsin, si pasoje e bollekut te prodhimit vendes. Por ulja e kostos se ketyre mallrave kete vit ishte shume me e vogel sesa pranveren e kaluar. Ne maj 2008, çmimet e zarzavateve paten rene me 20 per qind.  
 
 
 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA