Duka: Politika ta ndihmoje sportin, jo ta shfrytezoje

09/06/2009 20:25

Mes kontestimesh, polemikash dhe akuzash ka perfunduar edhe ky sezon futbollistik ne Shqiperi. Por ndonese nuk ka lidhje te drejteperdrejte, javet e fundit te kampionatit, politika u duk se ishte e lidhur fort edhe me futbollin.

Presidenti i Federates Shqiptare te Futbollit, Armand Duka, ne bilancin e mbylljes te sezonit nuk mund ta anashkaloje nje problem te tille duke u shprehur se, politika dhe sporti nuk mund te mendohen te vecuara, por jo ne sensin qe e mendojne politikanet, qe te perfitojne me shume se kontribuojne per futbollin.

“Per hir te se vertetes une dhe here te tjera e kam thene qe ne pergjithesi klasa politike nuk e ka pasur ne prioritet zhvillimin e sportit dhe te futbollit ne vecanti. Ndofta me shume jane munduar te perfitojne nga loja se sa ta ndihmojne ate. Une do t’i beja apel politikes qe sportin ta kete me prioritar per zhvillimin e tij dhe jo per ta kontrolluar ate”, shprehet Duka.

Ndersa futbolli vuan kronikisht problemet ekonomike, nje nga ceshtjet qe mund te ndikojne per zhvillimin eshte privatizimi i klubeve. “Kemi filluar nje projekt me ministrine, FIFA-n dhe UEFA-n per te dhene menyren me te mire te organizimit te klubit shqiptar ne menyren juridike. Nuk duhet te kete klube shteterore sepse buxhetet e shtetit nuk mund te shkojne per shperblime futbollistesh por per permiresimin e infrastruktures”, shton shefi i FSHF-se.

Nga sezoni i ardhshem, Partizani por edhe Elbasani nuk do te jene me ne Superlige, dy klube me probleme te medha financiare dhe organizimi. “Ne futboll nuk ka skuadra te medha dhe te vogla ne nje edicion futbollistik, ka kontribute te skuadrave ne ate edicion. Elbasani dhe Partizani kane zbritur nje kategori me poshte por nuk eshte se kane dhene me shume ne kete edicion dhe kane merituar me shume se sa aq. Ne ato qytete te ashtuquajtura te vogla, komuniteti eshte shume me i interesuar per futbollin”, nenvizon Duka.

Largimi ketyre skuadrave rikthen kerkesen e klubeve per te pasur nje Superlige me 16 skuadra, por Duka nuk duket i prirur te ndryshoje rregullat e lojes. “Eshte nje melodi qe e degjoj gjithmone dhe me sa informacion kam une, nuk mund te vendosen rregulla loje sepse loja ka mbaruar. Rregullat vendosen pa filluar loja”, shton ai.

Trajneri i perfaqesueses kuqezi, Josip Kuzhe ka bere nje debutim pozitiv me kombetaren dhe sipas presidentit, emri i tij ishte zgjedhja me e mire per skuadren tone kombetare. “Jemi menduar gjate derisa kemi vendosur, duke pasur parasysh detyrat qe i kemi dhene atij atij. Perderisa kam emeruar ate, kam menduar se eshte e mira e mundshme per Shqiperine. Shpresoj dhe uroj qe ai do ta ndihmoje rritjen e futbollit shqiptar sic ne mendojme, sic tifozet mendojne per te enderruar nje kualifikim te mundshem”, perfundon Duka. 

 

Top Channel