Chelsea, 3 yje per te marre Ibrahimovic

09/06/2009 16:35

Largimi i Kaka nga Serie A mund te pasohet nga nje tjeter yll i madh. Behet fjale per Zlatan Ibrahimovic, emri i te cilit eshte perfolur shume kohet e fundit ne ambientet e Barcelones.

E reja me e fundit nuk eshte kjo, por hyrja ne gare e skuadres se Chelsea qe ka ofruar plot 3 lojtare luksi per te marre ne “Stamford Bridge” yllin suedez me origjine boshnjake. Pas 5 kampionateve te fituar ne po kaq sezone tek Interi, Ibra mendon te largohet pasi nuk ka me stimuj dhe Chelsea e ka kuptuar mire kete.

Abramovich vendos ne pjaten e marreveshjes treshen e pelqyer nga Mourinho, Drogba-Carvalho-Deco. Bosi rus i londinezeve ka nxituar menjehere sapo ka marre vesh se Eto’o dhe Iniesta nuk pranuan te largohen nga Barcelona per te ndezur driten jeshile per Ibrahimovic.

Lajmin e ofertes se Chelsea e ka dhene gazeta italiane “Tuttosport” qe thekson se mbrojtesi portugez Carvalho nuk hyn ne planet e trajnerit Ancelotti, por e njejta gje vlen edhe per bashkekombasin e tij, Deco. Per sa i perket sulmuesit Didier Drogba, ai eshte nje nga arsyet e medha qe mund te bejne presidentin Moratti te ndryshoje mendje. 
 

Top Channel