Olimpiku i Marsejes ka filluar nga analizat thelbesore. Tashme ata e kane stiluar nje liste me blerjet me te mira ne sezonet e fundit.
Ne kete liste eshte edhe kapiteni shqiptar Lorik Cana i ardhur nga PSG ne 2005 per 3 milione euro dhe qe tashme vleren aktuale e ka 14 milione.
Ardhja e tij ne kete klub nuk u pa me sy te mire nga tifozet. Dhe nuk ka qene deklarata e bujshme e Canes “Marseja eshte klubi i zemres sime”, ajo qe i beri ata te ndryshojne mendje. Megjithate, brenda disa muajsh, Cana do te behej nje lojtar i preferuar tifozeve marsejeze.
Gjithmone i gatshem, gjithçka ne fushe, i afte per nderhyrje vendimtare, me nje fryme luftetari, shqiptari ka pushtuar zemrat ne stadiumin “Velodrome”. Kuotat e tij u shtuan me dy golat ndaj PSG-se. Ne kete sezon ka bere nje performance te shkelqyer. Bashke me te, ne listen e blerjeve me te mira te Marsejes jane edhe Riberi, Mandanda, Niang dhe Valbuena.
Top Channel