“Rally Albania”, dy te plagosur ne etapen e dyte

09/06/2009 17:05

Ne etapen e dyte te gares “Rally Albania” eshte shenuar nje incident me pasoje plagosjen e 2 piloteve.

Behet fjale per garuesin Klodian Voko, i cili eshte plagosur gjate gares 400 km nga Tirana per ne Sarande me makinen e tij tip Suzuki. Ne kete aksident ka marre plage edhe piloti i dyte qe ndodhej ne automjet.

Ngjarja ndodhi ne terrenin e thyer ne Malin e Tomorrit dhe per fat te mire te dy pilotet jane jashte rrezikut per jeten. “Rally Albania” eshte nje aktivitet qe prej disa vitesh po zhvillohet sistematikisht ne vendin tone dhe ne te marrin pjese shume te apasionuar pas ketij sporti ekstrem

Top Channel