West Ham ndryshon pronar, Newcastle del ne shitje
08/06/2009 17:10
West Ham ndryshon pronar pasi shoqeria islandeze e Gudmundsson nuk ka mundur t’i beje balle krizes financiare.
Keshtu, aksionet e klubit londinez i jane shitur shoqerise CB Holding, ndersa president do te jete aksioneri me i madh i kompanise, Andrew Bernhardt. Menjehere sapo ka marre drejtimin e shoqerise, ai ka bere me dije se nuk do kryeje revolucion ne radhet e “Cekaneve”. West Ham u shit per rreth 114 milione euro.
Nderkohe, kriza globale ka prekur edhe Newcastle qe pas shume sezonesh do luaje ne kategorine inferiore. Klubi i “Qymirxhinjve” ka dale ne shitje per rreth 100 milione sterlina. Sipas televizionit BBC, deri tani jane ofruar disa bleres.
Top Channel