Vezhguesit e OSBE-se, takim me Berishen

08/06/2009 23:20

Kryeministri Sali Berisha takoi sot delegacionin e Asamblese Parlamentare te OSBE-se, te kryesuar nga zevendespresidenti i saj.

Wolfgang Grossruck, e informoi kryeministrin, se ai do te udheheqe vezhguesit afatshkurter dhe se do te koordinoje deklaraten paraprake, qe do te behet me 29 qershor.

Kryeministri shprehu kenaqesine per interesin e treguar ne vezhgimin e zgjedhjeve si dhe theksoi rendesine themelore qe kane ato per Shqiperine.

Ai siguroi delegacionin se qeveria po ben cdo perpjekje per arritjen e standardeve me te mira nderkombetare. Berisha e informoi delegacionin ne lidhje me ato qe i cilesoi si arritje te jashtezakonshme ne reformimin dhe modernizimin e infrastruktures zgjedhore.

Kryeministri theksoi gjithashtu se reforma dhe modernizimi i plote i gjendjes civile, siguron per here te pare lista zgjedhesish te saktesise me te larte.

Ndersa projekti i leternjoftimeve elektronike, siguron dokumentin e cilesise me te mire europiane per identifikimin e zgjedhesve, tha Berisha.

Kryeministri u shpreh, se ai u ka bere dhe u ben vazhdimisht thirrje qytetareve te pajisen me leternjoftim, ndersa PS eshte perpjekur pa sukses te shkurajoje procesin e aplikimit me qellim prishjen e tij.

Nga ana e tij, Grosruk siguroi per objektivitetin e misionit vezhgues.

Gjithashtu, nga ana e delegacionit u vleresua puna per modernizimin e gjendjes civile dhe listat e zgjedhesve, si dhe per dokumentet e identifikimit, si mjete qe parandalojne mundesite per abuzim ne zgjedhje.

Shefi i misionit vezhgues afatshkurter, Grosruk u takua gjithashtu edhe me kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli me te cilen shkembyen gjithashtu opinionet rreth zhvillimeve te fundit ne vend.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA