Laporta paralajmeron Moratti-n: Harroje Iniesta-n!

08/06/2009 20:55

Andres Iniesta eshte i paprekshem dhe kete ia ka bere te ditur Laporta presidentit te Interit, Masimo Moratti, i cili tentoi t’u “vidhte” mesfushorin katalanasve duke perdorur karten “Ibrahimovic”.

Numri nje i shoqerise “blougrana” ka kerkuar qe Iniesta mos te permendet me ne diskutimet per nje marreveshje te mundshme qe mund ta coje asin suedez ne “Camp Nou”. Nje pjese te madhe ne kete vendim e ka marre edhe vete lojtari, i cili ndihet i lumtur ne Barcelone.

“Kam deshire te vazhdoj te luaj ketu. Nje gje e tille do vazhdoje te ndodhe nese rendimenti im eshte i larte dhe klubi do kete deshire te me mbaje”, shprehet mesfushori qe konsiderohet edhe si regjisori i Barcelones magjike te ketij sezoni.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA