Karvajo dhe Tiago festojne triumfin ne lokalet e Tiranes

08/06/2009 09:00

Fitorja me Shqiperine i ka lehtesuar portugezet, qe mund te vazhdojne te enderrojne kualifikimin ne Kupen e Botes 2010. Rezultati i arritur me shume mundim ka bere qe disa prej yjeve te skuadres se Kueiroz te dalin neper klubet e nates se Tiranes, qe te festonin rezultatin.

Ne zonen e ish-Bllokut ne kryeqytet, aty ku ndodhen disa prej “pub”-eve dhe diskove me te frekuentuara, rreth ores 01:30 te mengjesit te se dieles kane dale edhe mbrojtesi i Çelsit, Rikardo Karvajo, dhe mesfushori i Juventusit Tiago Menez.

Interesimi i tifozeve shqiptare ishte shume i madh, nderkohe qe dy lojtaret, te shoqeruar edhe nga nje pjese e stafit te Portugalise kane pranuar me kenaqesi te bejne foto.

Ata jane argetuar deri ne oren 04:00 dhe me pas u kthyen ne hotel “Sheraton”. Gjithsesi, dalja duket se eshte bere pa lejen e Kueiroz, pasi sipas burimeve prane skuadres, ish-krahu i djathte i Aleks Ferguson i ka qortuar ashper Karvajon dhe Tiagon per sjelljen e tyre.

Top Channel