Ceshtja Kaka qe po mban pezull prej disa ditesh ambientin milanist, do mbyllet diten e sotme.
Edhe pse ne Spanje mendojne se asi brazilian do transferohet ne Madrid, nga ana tjeter klubi me qender ne Milanello nuk ka dhene ende asnje sinjal te qarte. Vizitat mjekesore te kryera dje ne Brazil nga sulmuesi, kane bindur pothuajse edhe tifozet milaniste per transferimin e tij, por nga ana tjeter, presidenti Berlusconi reziston duke mos e thene ende fjalen e fundit.
Sipas gazetes “AS”, brenda 24 oreve do kompletohen vizitat mjekesore, ndersa me pas lojtari do hedhe firmen ne kontraten e re. Pas mesnate pritet qe te dyja klubet te njoftojne zyrtarisht arritjen e marreveshjes qe pritet te thyeje te gjitha rekordet e transferimeve.
Top Channel