Humori i Kuzhe: Ne kazino, per te mos tradhetuar gruan

08/06/2009 08:40

Kur flitet per Josip Kuzhe, natyrshem ne qender te vemendjes kthehet edhe e kaluara problematike e trajnerit.

Ne Kroaci, mediat e kane sulmuar ashper per ate qe cilesohej “pasioni per kumarin”. Si gjithmone, tekniku 56-vjeçar nuk ka frike te flase rreth kesaj teme. “Te gjithe kane histori ne jetet e tyre. Per fat, une kam vetem histori te mrekullueshme dhe vetem njera prej tyre ka lidhje me kumarin.

Shkova vetem nje here ne kazino dhe nuk e shpjegoj dot perse kam shkuar”, deklaroi Kuzhe. “Gjeta nje teori: shume njerez kerkojne te jetojne ne nivele te larta. Por, qe nje trajner te jete i suksesshem duhet te kete nivele te larta fantazie. Qe te jetosh ne kete menyre duhet te kesh nje stimul, si per shembull dashuria, seksi ose gjera te tjera. Personalisht, qe te tradhtoja gruan une zgjodha kazinone. Jetoj prej 35 vjetesh me bashkeshorten, me te cilen kam nje djale 30-vjeçar dhe jam shume i kenaqur nga jeta familjare. Gjithsesi, kam shume vjet qe nuk luaj kumar”.

Keto probleme nuk e kane ndaluar trajnerin te fitoje simpatine e tifozeve te skuadrave ku ka punuar dhe te kolegeve te tij. Per Shqiperine, ai u “sponsorizua” nga i mirenjohuri Oto Bariç. Vetem pak kohe me pare, ish-trajneri kuqezi deklaroi se mediat shkruanin serish per problemet me kumarin, sepse nuk donin qe Kuzhe te emerohej ne krye te Shqiperise.

Top Channel