Godo: Shendetesia ka arritje, por ende duhet pune

08/06/2009 21:30

Ministrja e Shendetesise, Anila Godo ka folur ne “Shqip” per arritjet e sektorit shendetesor gjate 4 viteve te qeverisjes Berisha.

“Nese krahasojme 4 vitet e fundit, shendetesia pavaresisht se nuk eshte ne standartet qe deshirojme, ka ndryshuar shume ne infrastrukture, kapacitetet profesionale dhe ne pajisjen e spitaleve. Keto 4 vjet nga buxheti i shendetesise eshte investuar shume ne infrastrukture, pra eshte tentuar nje nderhyrje e thelle ne shume spitale rajonale”, shprehet Godo.

Ne vijim, ajo ka dhene disa shifra, ku ka nenvizuar se gjate ketyre 4 viteve jane ndertuar dhe rikonstruktuar 585 qendra shendetesore dhe rreth 600 ambulanca. “Edhe sot, cdo qender shendetesore vazhdon pajisjen me nje set baze te nevojshem per funksionimin. Per here te pare po behet informatizimi per spitalet rajonale qe do lidhen ne nje rrjet me ministrine. Nje nder sukseset eshte reforma ne sistemin paresor qe konsiston ne pagesen ne baze te performances dhe kjo nxit mjaft kapacitetet profesionale”, shton ministrja.

Godo kerkoi bashkepunimin e te gjithe shoqerise per te mos i hedhur balte sistemit shendetesor. “Te mos kemi tendencen per te gjetur gabimiet sepse e dime te gjithe qe ka veshtiresi”, nenvizon Godo.

Per sa i perket informalitetit ne spitale, ministrja ka shpalosur disa projekte, qe sipas saj, do ulin ne minimum abuzimin e mjekeve me pacientet. “Duhet te ulim informalitetin dhe nje nga menyrat eshte bashkepagesa. Kjo i jep pacientit nje arme ne dore. Tjeter gje eshte berja e kartes se shendetit dhe kjo do te thote te kemi nje kontroll mbi qytetaret nese kane paguar ose jo sigurimet shendetesore. Rruga me e rendesishme eshte te krijohet nje sistem i vazhdueshem ne menyre qe te auditohet cdo lloj aktiviteti dhe cdo lloj strukture”, qarteson ministrja e Shendetesise.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA