Disfata e radhes ne Stamboll ka dorezuar stafin e Ferrarit qe tashme mund t’i hedhe syte nga sezoni 2010. Drejtori sportiv i skuderise nga Maranello, Stefano Domenicali eshte shprehur me skepticizem per sezonin e ardhshem.
“Problemi kryesor eshte se nuk dime cila do jete rregullorja e vitit 2010. Zhvillimi i makines F60 do vazhdoje deri ne Hungari dhe me pas do te shohim”, shprehet Domenicali.
Ne vijim, ai flet per konfliktin me FIA-n per ceshtjen e buxhetit. “Qendrimi jone nuk ka per te ndryshuar. Eshte nje pozicion qe nuk synon te kundershtoje askend, thjesht kemi kerkesat tona. Askush nuk kerkon lufte me askend. Buxheti i nje skuadre duhet te mbahet nen kontroll nga vete skuadra dhe nga askush tjeter dhe kjo ceshtje nuk eshte ne diskutim”, vijon shefi i kokekuqes.
Domenicali komentoi edhe sjelljen e makines ne piste e ndryshimet mekanike. “Po punojme ne dy plane paralele, me zhvillimin e makines se ketij viti dhe projektin e vitit te ardhshem”, shton Domenicali.
Top Channel