E majta: Qeverisje ndryshe ne 4 vitet e ardhshme

08/06/2009 20:35

Kandidati per deputet ne Korce per Partine Socialiste, Ben Blushi, gjate nje takimi me banoret e lagjeve 11 dhe 12 te qytetit eshte ndalur tek problemi i te pastreheve te cilet jetojne ne cadara dhe ne nje varferi ekstreme.

“95% e shqiptareve po varferohen duke provuar jo vetem cmimet e larta, por edhe duke paguar korrupsionin e Berishes qe po u merr jeten njerezve. Nese krahasojme Berishen me Ramen do themi Berisha eshte ai qe beri ’97-en, ndersa Rama ai qe beri Tiranen”, ka deklaruar Blushi.

Aleati i PS, kryetari i PBDNJ-se, Vangjel Dule, gjate nje takimi me komunitetin rom ne Korce ka dhene mbeshtetjen per kete komunitet.

Dule tha se ne programin e forces se tij politike, nje nga pikat kryesore eshte edhe zgjidhja e problemeve te ketij komuniteti.

“Per ne eshte arsyeja e ekzistences, filozofia, nje nga akset kryesore te platformes sone dhe pjese esenciale e cdo aktiviteti”, eshte shprehur Dule.

Ndersa kryetari i PSD-se, Skender Gjinushi takimin elektoral te radhes e ka zhvilluar ne qytetin e Gjirokastres.

Gjinushi tha se, Shqiperise i duhet nje qeveri e ndershme dhe qe respekton mandatin e njerezve. “PSD i ka keto tre cilesi, i ka treguar edhe me pare ne kushtet e opozites dhe te tille do te jemi edhe ne 4 vitet e ardhshme”, ka pohuar Gjinushi.

Ne Shirgjan te Elbasanit, kryetari i Partise Demokracia Sociale, Paskal Milo deklaroi se, programi i partise se tij gjendet prane njerezve te thjeshte.

“PDS per nga vete natyra e programit te saj politik eshte nje parti qe ndodhet afer njerezve te thjeshte”, eshte shprehur Milo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA