Kreu i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta gjate prezantimit te programit te tij te Planit per Veprim ne qarkun e Beratit, u shpreh se forca politike e tij eshte me e besueshmja dhe ka si alternative te vetme hapjen e 100 mije vendeve pune.
“Votoni per LSI sepse kjo eshte rruga e sigurte qe Berati te dale nga varferia dhe papunesia dhe te jete ne qender te vemendjes. Ne do ta kthejme Beratin ne nje qender te rendesishme qe lidh Shqiperine e jugut dhe ate te mesme. Me 28 qershor te nxjerrim ne pension Berishen dhe fituese LSI-ne”, i eshte drejtuar Meta elektoratit.
Nderkohe, aleati i tij, kryetari i PSV 91, Petro Koci, gjate prezantimit te kandidateve ne Korce, tha se Shqiperia do te ndryshonte vetem nga nje qeverisje e kontrollueshme ne dobi te qytetareve. Berisha, tha Koci, sjell regres dhe fatkeqesi.
“Une jam i bindur se qytetaret duan nje qeverisje ndryshe, qe nuk vjen nga politikanet, por nga politika qe kontrollohet nga qytetaret”, ka pohuar Koci.
Top Channel