Beqja: Taksim te pergjithshem ne shendetesi
08/06/2009 22:15
Deputeti i PS-se, Ilir Beqja ka deklaruar ne “Shqip” ne Top Channel se partia e tij eshte per vendosjen e taksimit te pergjithshem per sektorin e shendetesise.
Sipas tij, kjo do te ndihmonte familjet e varfera shqiptare te perballonin sherbimin mjekesor, i cili do te ishte edhe me prane njerezve.
“Taksim te pergjithshem per shendetesine, ky eshte thelbi i reformes sone”, eshte shprehur Beqja.
Por kjo ide ka hasur kundershtimin e ministres se Shendetesise, Anila Godo e cila theksoi se nje gje e tille do te sillte ulje te nivelit te sherbimit mjekesor.
“Ne jemi per nje diference te pageses se sigurimeve shendetesore”, deklaroi Godo.
Top Channel