Beqja: Sektori shendetesor, duke u rrenuar

08/06/2009 21:50

Deputeti i PS, Ilir Beqja ka deklaruar se sektori i shendetesise ne Shqiperi vazhdon te vuaje per shkak te problemeve te shumta.

Sipas tij, ne 18 vjet demokraci ky sektor nuk ka bere perpara dhe eshte bere i paperballueshem nga familjet shqiptare.

“Shendetesia shqiptare prej 18 vjetesh shkon dobet e me dobet. Qytetaret vazhdojne te shprehin shqetesimet e tyre. Ne duhet te masim rezultatin e politikave per te pare sa shpejt sherohen shqiptaret, sa me afer jane shqiptaret me institucionet shendetesore dhe sa eshte spitali i perballueshem per buxhetin e familjeve shqiptare”, ka pohuar Beqja.

Deputeti socialist e ka vene theksin tek pensionistet, si shtresa me ne nevoje, per te cilet qeveria nuk ka marre masat e duhura.

“Ne vazhdojme te kemi sot 1/5 e territorit pa spitale. Pensionistet jane nje shtrese qe e ndjejne me shume problemin shendetesor dhe gjate ketyre 4 viteve shqiptaret jane ndeshur me nje veprim te qeverise qe ka renduar buxhetin e tyre. Tarifa per recetat e rimbursueshme u hoq per pensionistet dhe ata kane patur nje shtese shpenzimesh ne muaj”, ka nenvizuar Beqja.

Me tej ai e ka vene theksin tek korrupsioni ne sektorin shendetesor, ku ka kritikuar qeverine per nivelin e larte te tij dhe jo mjeket.

“Sa per korrupsionin, per fat te keq ai eshte shtuar vit pas viti dhe ne menyre te padrejte jane akuzuar mjeket. Eshte kryeministri i vendit qe ka deklaruar se, une i kam koleget e korruptuar. Per ate qe ndodh ne spital nuk eshte faji i mjekut, i cili sulmohet edhe fizikisht”, ka theksuar Beqja.

Ai ka shtuar me tej se ajo qe ofron Partia Socialiste eshte nje sistem i ngjashem me ate te Italise dhe Frances, sistemi i te cilave ngjason me ate shqiptar me shume se sa ai i Anglise, qe e ka marre si shembull qeveria aktuale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA