Përmbysje spektakolare, Kongo mund Uzbekistanin dhe vazhdon rrugëtimin në kampionatin botëror
Gjermani Sebastian Vettel ka bere kohen me te mire ne provat zyrtare te cmimit te madh te Turqise dhe do ta nise nga vendi e pare garen diten e diele.
Ne sekondat e fundit, piloti gjerman i Red Bull ka zhvilluar nje xhiro perfekte duke lene pas kraheve kryesuesin e ketij sezoni, Jenson Button. Koha e rregjistruar nga Vettel ishte 1:28:316, rreth 1 te mijtat me shpejt se anglezi i Brawn GP. Lufta ne startin e kesaj gare mesa duket do te jete mes skuadrave Brawn dhe Red Bull.
Ne vendin e trete eshte renditur braziliani Barrichello, i ndjekur nga ai i Red Bull, Mark Weber. Dy pilotet e Ferrarit kane zene vendet 6 dhe 7, me finlandezin Raikkonen perpara dhe Massa-n prapa tij. Skuadra e McLaren ka pesuar nje tjeter zhgenjim, kete here ne Turqi.
Skuadra anglo-gjermane nuk ka mundur te coje asnje pilot ne sesionin e trete te ketyre provave. Kampion i botes Lewis Hamilton u eleminua ne pjesen e pare kur ishte ne vendin e 16-te, nderkohe qe piloti tjeter Kovalainen zuri vetem vendin e 14-te.
Top Channel