Bulku: Portugali, talenti nuk mjafton

06/06/2009 09:50

Ervin Bulku paralajmeron Portugaline. Mesfushori i Krivbas ne kampionatin ukrainas eshte i vetedijshem se luzitanet kane ardhur ne Tirane per te fituar, megjithate deklaron se ata duhet te djersiten shume, pasi vetem talenti nuk mjafton.

“Askush prej lojtareve te Kombetares nuk ka pse t‘i druhet Kristiano Ronaldos, Dekos apo te tjereve. Nese japim maksimumin, qendrojme te bashkuar dhe kryejme detyrat e percaktuara nga trajneri, mund te arrijme te marrim rezultate si ne Portugali. Me pune dhe impenjim mund te arrihet gjithçka, nuk mjafton vetem talenti”, u shpreh 28-vjeçari.

“Pergjegjesi? Çdo lojtar qe luan ne Kombetare ka pergjegjesi te medha mbi shpatulla, fanella kuqezi eshte nje peshe e madhe. Duhet nje rezultat pozitiv per te kenaqur shqiptaret, por edhe per te harruar zhgenjimet e rezultateve te fundit, te cilat na kane lene shije te hidhur. Mbi te gjitha humbja ne Danimarke,ku nuk treguam asgje ne fushe. Shqiperia nuk ka çfare te humbase, presioni me i madh eshte te portugezet”, perfundoi mesfushori”.

Top Channel