Bastet, Portugalia favorite absolute

06/06/2009 09:30

Pavaresisht presionit, pasi sfida ne Tirane cilesohet “per jete a vdekje”, Portugalia e Kristiano Ronaldos shihet si favoritja absolute per te fituar ne “Qemal Stafa”.

Kompanite e ndryshme te basteve e kuotojne shenjen “2” ne skedine me koeficientin 1.3. Barazimi jepet me 4.65, ndersa fitorja e Shqiperise shihet si rezultat surprize dhe kuotohet 8.5.

E ndryshme eshte çeshtja e golave: problemet e luzitaneve ne tri ndeshjet e fundit, ku nuk kane arritur te shenojne dhe loja mbrojtese e kuqezinjve, bejne qe koeficienti per barazimin 0-0 (ashtu si ne Braga) te jete 3.0. Si rezultatet me te mundshme te kesaj perballjeje shihen fitoret 0-1 (3.0) dhe 0-2 (5.0) te luzitaneve.

Sipas “bookmaker”-save, shanset me te medha jane qe rezultati te zhbllokohet ne 15 minutat e para te ndeshjes: rrjeta ne kete periudhe kohore kuotohet 2.45. Sa me shume qe te zgjase rezistenca e kuqezinjve, koefi cienti rritet, ndersa per golin ne 15 minutat e fundit, bastexhinjte perfitojne 19-fi shin e shifres se vendosur.

Top Channel