“Plas” te Vllaznia/ Lojtarët përplasen me njëri-tjetrin në stërvitje, çfarë ndodhi në kampin shkodran luhet sot, Shqiperi-Portugali, i cili perkon edhe me debutimin e mikut dhe bashkekombesin e tij, trajnerin aktual te perfaqesueses sone, Josip Kuzhe." /> luhet sot, Shqiperi-Portugali, i cili perkon edhe me debutimin e mikut dhe bashkekombesin e tij, trajnerin aktual te perfaqesueses sone, Josip Kuzhe.">
Oto Bariç kthehet serish ne mesin e shqiptareve. Ish-trajneri kroat i Kombetares shqiptare mberriti ne Tirane si nje nder te ftuarit speciale te Federates Shqiptare te Futbollit per te ndjekur nga tribuna e “Qemal Stafes” takimin e rendesishem, qe do te
luhet sot, Shqiperi-Portugali, i cili perkon edhe me debutimin e mikut dhe bashkekombesin e tij, trajnerin aktual te perfaqesueses sone, Josip Kuzhe.
Plakushi simpatik, i cili debutoi ne krye te Shqiperise me 16 gusht 2006 ne ndeshjen miqesore San Marino-Shqiperi 3-0, arriti te fitonte zemren e shqiptareve me performancen e tij.
Ish-trajneri
Periudha e tij e suksesshme u shkaterrua ne dy ndeshjet e fundit ne grup, kur u mund 4-2 nga Gjeorgjia ne Tirane (17 nentor 2007) dhe 6-1 ndaj Rumanise ne Bukuresht (24 nentor 2007).
Dhe menjehere pas ndeshjes se humbur ndaj rumuneve, pasi u ndje i tradhtuar nga futbollistet e tij, ai dha doreheqjen nga drejtimi i Shqiperise, edhe pse kishte arritur nje paramarreveshje per rinovimin e kontrates.
Edhe pse ne moshen 77-vjeçare, Oto Bariç u rishfaq ne ambientin shqiptar ne forme si gjithnje dhe shume i gatshem per te komunikuar me mediat per te ndare me to edhe disa opinione te rastit rreth zhvillimeve te fundit ne futbollin shqiptar,por edhe me sfiden e sotme ndaj luzitaneve.
“Kam ardhur ne Shqiperi me ftese te Federates suaj te Futbollit dhe per te pare nga afer ndeshjen e nje miku te ngushte, Josip Kuzhe. Me vjen mire qe u riktheva ne Shqiperi. Do te doja shume qe Shqiperia te bente hapa ne rritje ne futboll.Ruaj ende marredhenie te shkelqyera me disa lojtare dhe me vjen mire qe do t‘i shoh ata neser te luajne. Erdha edhe per njerezit qe me ftuan”, – u shpreh Bariç per mediat.
I ngacmuar ne lidhje me faktin se nese kishte share Shqiperine ne mediat kroate, Bariç fillimisht tha se nuk e kuptonte kete pyetje. “Nuk e kuptoj mire pse me beni keto lloj pyetjesh. Gjithmone e kam vleresuar Shqiperine dhe kam nje sensacion te mire per te. Nuk e di kush ka interes te me behen pyetje te tilla. Nuk kam folur keq ne media per Shqiperine”, – u shpreh Bariçi.
Ne lidhje me nje parashikim te mundshem per ndeshjen e se shtunes, Bariç u shpreh: “Ndeshja eshte e veshtire. Portugalia ka nje ekip te mire dhe kete e di nga pervoja ime si trajner kunder saj. Portugalia vjen me nje objektiv te madh ne vendin tuaj. Nga
ana tjeter, Shqiperia mund te jape shume, duke pare se dhe kjo eshte ndeshja e pare e mikut tim Kuzhe. Shpresoj qe lojtaret te japin me te miren e tyre”.
Top Channel