Ujguret, Kanadaja refuzon kerkesen e SHBA

05/06/2009 19:20

Kanadaja ka refuzuar kerkesen e administrates Obama per te pranuar 17 myslimane kineze, te cilet do te lirohen nga burgu i Guantanamos.

Kori Tenejki, zedhenes i kryeministrit kanadez, Stiven Harper, tha sot se akuzat ndaj 17 ujgureve ne Guantanamo jane hedhur poshte.

Ai tha se ata nuk kane asnje lidhje me Kanadane dhe ne kete aspekt ka shprehur shqetesime per sigurine.

Tashme, autoritetet amerikane nuk i konsiderojne ujguret si luftetare armiqesore, por deri me tani nuk kane qene ne gjendje te gjejne nje vend i cili do t’i pranonte ata.

Top Channel