Vrasja e pronarit te lokalit ne Rinas, ne emer te moralit

04/06/2009 08:50

Policia e Durresit ka arrestuar dje autorin 50-vjeçar te vrasjes se Rinasit, nderkohe qe ne familjen Memoçi ka rene zia per humbjen e parakohshme dhe kriminale te kryefamiljarit 51-vjeçar, Sherifit.

Vrasja me thike ndodhi rreth ores 21:00 te se martes ne Rinas, prane aeroportit nderkombetar “Nene Tereza”, ne afersi te lokalit “Vila Aeroport”.

Ibrahim Cangu, lindur ne Nikel dhe banues ne Rinas te Krujes, eshte kapur pak ore pas krimit te kryer ne lokalin ku punonte, ndersa dje, ne oren 14:00, eshte marre masa e arrestit ne flagrance ndaj tij. Nje sherr mes viktimes, dy familjareve te tij dhe Ibrahim Cangut ka perfunduar ne nje krim te klasifikuar paraprakisht si vrasje per motive te dobeta.

Veprimet e shpejta te policise bene qe dy ore e gjysme pas vrasjes te gjendet vendndodhja e autorit dhe te kapet per t’u perballur me organet e drejtesise per krimin e kryer ne gjaknxehtesi e siper pas nje grindjeje me fyerje, ofendime te ndersjella qe preknin dhe moralin familjar.

Sherri ka qene mes tij dhe shtetasve Pellumb Memoçi, Hamdi Memoçi dhe Sherif Memoçi nga Preza e Tiranes. Cangu ishte kamerier ne lokalin e viktimes dhe kjo lidhje pune kishte krijuar dhe njohjen e femijeve te tyre. Djali i viktimes dhe vajza e autorit, sipas burimeve te policise lokale, kishin pasur nje lidhje intime, e cila nuk ishte finalizuar ashtu si pergjithesisht pritet ende nga opinioni shoqeror, veçanerisht ne zonat rurale.

“Nje lidhje dashurie e marre vesh duhet te perfundoje me martese, ne te kundert goces i del nami i keq dhe zor se e merr njeri”, komentonte dje nje banor i zones, prane lokalit ku ndodhi krimi.

Sipas burimeve policore, nga hetimet e para rezulton se djali rreth te 20-ave i viktimes donte vajzen e autorit, por familja e tij ishte bere shkak qe lidhja e tyre te mos shkonte pertej. Zyrtarizimi i munguar i lidhjes shkaktoi tension midis Cangut dhe Memoçeve, deri ne kryerjen e nje krimi.

Burimet policore thane se autori i arrestuar nuk ka bere asnje rezistence gjate kapjes nga policia, ndersa eshte shprehur i penduar qe nuk ka mundur te ruaje gjakftohtesine ne nje situate te ngarkuar psikologjikisht dhe me fyerje te ndersjella qe cenonin moralin e familjes se tij. Ai ka thene se ne gjendje te rende ishte larguar nga vendi ku kreu krimin dhe eshte strehuar te njerezit e tij ne Nikel, ku dhe u kap rreth ores 23:30 te se martes.

Nje lidhje qe mund te ishte nje raport i bukur dashurie ose thjesht nje histori e mbyllur mes te rinjsh ka perfunduar me nje vdekje dhe rrezikun e nje hakmarrjeje te mundshme mes dy familjeve, pavaresisht se autori eshte vene nen prangat e policise.

Top Channel