Skela: Te bejme nje ndeshje te madhe

04/06/2009 08:15

Vetem dy dite na ndajne nga ndeshja me Portugaline te shtunen. Edhe pse do te ndeshemi me nje nga skuadrat me te frikshme te Evropes, me shume yje dhe te motivuar ne maksimum per te marre fitoren ne “Qemal Stafa” ndaj Shqiperise, kjo nuk e zbeh entuziazmin e kuqezinjve, te cilet i lehteson shume fakti se tashme jane jashte objektivave dhe ne kete ndeshje nuk kane se çfare te humbasin.

Ardhja e Josip Kuzhese ne krye te Kombetares i ka frymezuar edhe me shume shqiptaret, te cilet synojne qe ndaj luzitaneve te bejne nje ndeshje te madhe.

Kete e konfirmon edhe nje nder “veteranet” e listes aktuale te Kombetares, Ervin Skela (me me shume ndeshje me bluzen kuqezi, 61).

“Kuzhene e njoh prej kohesh si trajner, pasi kemi qene ne te njejten skuader ne Bundesligen 2 te Kemnitcer. Gjate ketyre diteve ai na ka percjelle mendimet e tij per futbollin, per menyren se si deshiron ai qe te luajme. Shpresojme qe te shtunen te shpalosim ate futboll qe deshiron Kuzhe”, pohon Skela.

Fantazisti konfirmon respektin per kundershtarin, por beson se se bashku me shoket e skuadres mund t’i pergatisin nje surprize portugezeve.

“Dihet, emri i Portugalise eshte shume i madh. Shpresojme qe te shtunen te zhvillojme nje ndeshje te madhe, siç kemi bere shpesh ndaj ekipeve me emer. Kam besim se edhe me ndihmen e publikut, do te arrijme rezultat pozitiv”, shton Skela. Ai e di mire se nuk do te jete aspak e lehte.

“Barazimi me Portugaline ne Braga ishte nje ngjarje historike, sikurse fitorja me Greqine, qe s’kane per t’u harruar kurre. Por portugezet na nenvleresuan paksa. Ndersa kjo do te jete nje ndeshje krejt ndryshe. Ata do ta marrin me seriozitet te madh, per te mos perseritur gabimin qe bene ne Portugali.

Ky eshte shansi i tyre i fundit per te arritur ne Boteror”, nenvizon mesfushori. Edhe pse nuk e ndihmoi dot Kotbuzin te qendronte ne Bundeslige, Skela ka demonstruar nje forme shume te mire ne kete fund sezoni. Prandaj ai mund te jete nje ndihmese e madhe te shtunen ndaj luzitaneve.

“Do te luajme shume edhe ne mbrojtje, por duhet te sakrifikojme te gjithe edhe kur te kemi mundesi per te sulmuar. Kjo menyre loje kerkon impenjimin e te gjithe lojtareve, qe nga sulmuesit e deri te mbrojtesi i fundit. eshte e sigurt qe ne shtepine tone nuk mund te mendojme vetem si te mbrohemi. Do te kerkojme shfrytezimin e kundersulmeve, per t’i vene ne veshtiresi mbrojtesit e Portugalise, pse jo edhe te shenojme”, vazhdon me tej lojtari, i cili pritet te luaje si gjysmesulmues pas Bogdanit ne skemen 4-4-2 te Kuzhese.

Skela, me 11 gola te shenuar me bluzen kuqezi, eshte golashenuesi me i mire i Shqiperise ne aktivitet dhe i katerti ne renditjen e te gjitha koherave pas Bushit (14) dhe Rrakllit (11) e Tares (11).

Top Channel