Shkoder, vdes ne menyre tragjike 12 vjecari
04/06/2009 19:10
Nje femije 12 vjecar ka humbur jeten pasditen e sotme ne qytetin verior te Shkodres, per shkak te nje aksidenti.
Sic njofton policia lokale, 12 vjecari, emri i te cilit nuk behet i ditur, humbi jeten teksa punonte per te mbledhur kanoce tek vendi i grumbullimit te mbeturinave.
Sipas burimeve, nje makine mbeturinash qe ka ardhur i ka shkarkuar plehrat mbi femijen, duke e bllokuar ate plotesisht.
Nderhyrjet e disa punetoreve qe ndodheshin aty kane qene te kota, pasi ata e vune re bllokimin e 12 vjecarit me vonese.
Top Channel