
I shoqeruar nga 32 kandidatet per deputete te qarkut te Tiranes kryetari i PS, Edi Rama i eshte drejtuar periferise se kryeqytetit, ne njesine bashkiake nr 6, ne zonen e njohur si lagjia e Kombinatit.
Ne kete rrugetim elektoral zoti Rama po premton shumefishimin e zhvillimit jo vetem ne Tirane po ne gjithe Shqiperine, duke prezantuar disa nga idete per te arritur kete synim. Shefi i socialisteve u distancua nga menyra e qeverisjes se kundershtarit te tij politik kur tha se qeverisja e socialisteve nuk do te sillet si ajo e Berishes qe sic tha ai, me nje dore u jep, ndersa me doren tjeter u merr qytetareve, me shume se cfare u ka dhene.
“Tre here ka marre pergjigjen nga populli I kryeqytetit per paudhesite e tij dhe nuk ka ndryshuar rruge. Berisha shpif dhe harron pergjigjet, sepse nuk ka respect per kujtesen e Tiranes dhe nuk respekton inteligjencen dhe durimin e Tiranes. Kjo eshte nje arsye me shume qe Tirana do te votoje per fundin e tij ne pushtet”, u shpreh Rama.
Ne takimin masiv ne lagjen Kombinat ne kryeqytet, kryetari socialist perseriti thirrjen drejtuar qytetereve per te mos e cuar voten dem me 28 qershor, por per te votuar Partine Socialiste, nje insinuate e qarte per te mos shperndare voten e se majtes.
Duke shpjeguar kete ai tha se votat per socialistet eshte vote per zgjidhje te reja jo vetem per qendrat urbane por edhe per ato rurale.
Top Channel