
Askush nga strukturat perkatese te shtetit shqiptar nuk ka marre masa konkrete per pastrimin e siperfaqes ujore ne bregdetin e Vlores ku jane derdhur dhjetera ton solar.
Inspektoriati i Vlores ka konstatuar se ndotja eshte shume e larte, por nuk kane mjete per pastrimin e siperfaqes se detit qe shtrihet nga kanali i petroliferes deri ne veri te bregut.
“Ne nuk jemi te pergatitur per pastrimin e ketyre ndotjeve qe ndodhin si pasoje e ketyre incidenteve. Porti i Vlores ka nje petrolifere dhe duhet urgjentisht qe te permiresoje teknologjite e pastrimit ne rast asksidentesh e po ashtu nuk duhet te lejoje hyrjen e cdo lloj anijeje”, u shpreh eksperti i mjedisit, Xhemal Mato.
Ambientalistet saktesojne se pastrimi mund te realizohet ne disa forma, mekanikisht, permes lendeve kimike ose me djegie.
Ne kushtet e Shqiperise pastrimi mund te behet mekanikisht por edhe keto mjete i disponojne vetem Emergjencat Civile dhe rojet bregdetare.
Ndotja me solar ka perfshire rreth 400 metra te bregut te detit dhe sipas perfaqesuesve te inspektoriatit ne Vlore ne disa zona te plazhit ne pyllin e Sodes, ndotja eshte 10 metra larg shtepive te banuara.
Top Channel