Kriza ul çmimet e hoteleve ne te gjithe Adriatikun

04/06/2009 08:30

Kriza ekonomike aktuale ka krijuar nje miqesi te panjohur me pare mes Ballkanasve. Qeveria e Malit te Zi ftoi dje turistet nga Shqiperia te vizitojne kete vend, duke premtuar cmime “ne perputhje me kushtet e krijuara nga kriza”.

Kroacia, e cila gjate dekades se fundit parapelqente te refuzonte turistet ballkanas dhe shpresonte te behej “destinacion luksi”, i shtriu doren ish-armiqve serbe dhe i ftoi per pushime.

Te dhenat paraprake flasin per ulje me 20 per qind te numrit te turisteve te huaj ne kete vend gjate pjeses se pare te ketij viti. Hotelet pothuajse i kane pergjysmuar ccmimet e fjetjes ne bregdetin Dalmat, me shprese se do te bindin turistet te kthehen.

Malazezet paten filluar te terheqin turiste nga vendet perendimore vitin e kaluar dhe u bene refuzues perkundrejt turisteve te varfer nga vendet e tjera te Ballkanit.

Por dje, ministri i turizmit Predrag Neneziç, i beri nje ftese te drejtperdrejte shqiptareve dhe kosovareve, gjate nje takimi me agjenci turistike, duke dhene shenja te qarta se objektivi per t’u bere destinacion luksi, eshte lene menjane. Ekonomia malazeze eshte goditur me shume sesa vendet e tjera te Ballkanit nga kriza.

Gjate vitit te kaluar, 30 mije shqiptare kaluan 155 mije nete turistike ne vendin fqinj. Numri i shqiptareve qe kane vizituar kete vend ka ardhur ne renie ne raport te drejte me rritjen e çmimeve.

Qeverite e Kroacise dhe Malit te Zi jane angazhuar gjate muajve te fundit te bindin operatoret turistike te ulin ccmimet, ndersa kane ditur te reklamojne uljet.

Vetem qeveria shqiptare nuk ka ndermarre ndonje veprim te tille. Sipas saj, pavaresisht se ccfare ndodh ne bote, numri i turisteve te huaj eshte ne rritje kete vit. Asnje reklame per ulje çmimesh nuk eshte bere. Megjithate shpresat jane qe nje numer me i madh kosovaresh do te vizitojne Shqiperine kete vit permes rruges se re Rreshen-Kalimash.

Top Channel