“Kartat”, PS, tre kallezime penale

04/06/2009 13:30

Partia Socialiste dorezon ne prokurori tre kallezime penale lidhur me procesin e kartave te identitetit.

Sekretari per Çeshtjet Ligjore dhe Koordinimin ne Partine Socialiste, Fatmir Xhafa sqaroi se kallezimi i pare eshte bere per nje shtetas qe ka falsifikuar nje karte identiteti,i dyti ndaj nje funksionari te PD-se qe shet kupona ne kembim te votes dhe i treti ndaj Ministrise se Brendshme per falsifikim te dokumentave zyrtare.

Sipas tij, ky qendrim merret per te reaguar ndaj ‘Al Kaponeve” qe duan te manipulojne zgjedhjet.

Top Channel